iPhone i ri do të ketë tri kamera të pasme

Periskopi.com Tech & Auto

Apple do të prezantojë më së paku një model të iPhone në vitin 2019, me tri kamera të pasme, shkruan Taipei Times.

Gazeta nga Tajvani citon kompaninë Yuanta Securities të ketë thënë se Apple mund të prezantojë telefonin me tri kamerë në 12 megapiksel, dhe me një stabilizim optik të imazhit – një opsion që kontribuon në krijimin e fotografive më cilësore, transmeton KosovaPress.

Aktualisht modelet, iPhone X dhe iPhone 8 Plus vijnë me kamerën e dyfishtë prej 12 megapikselë

 

Shpërndaje në: