iPhone 8 pritet të debutojë më vonë sesa është pritur dhe me sasi të kufizuar

iPhone 8 pritet të debutojë më vonë sesa është pritur dhe me sasi të kufizuar

Raporti i ri i blogut japonez “Mac Otakara” pohon se furnizimi i Apple me “iPhone8” nuk do të dalë në treg deri në tetor (mund të zgjasë deri në nëntor) dhe numri i tyre do të jetë i kufizuar.

Pajisja thuhet se do te jetë pothuajse i njejtë me iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus me disa ndryshime në “update”.

Në përvjetorin e dhjetë të “iPhone”, modeli më i ri i smartfonëve do të ketë një dizajn tërësisht të ri, me gjëra të tilla si diodë organike (OLED) e para e integruar në një smartfon, raportoi “Business Insider”, transmeton Periskopi.

Pamjet e OLED janë të ndryshme nga ato të panelëve të kristalëve të kthjellëta (LCD) për një numër arsyesh, si efikasiteti i energjisë, saktësia e ngjyrës dhe mbushja me energji elektrike.

Por në një nivel më të përgjithshëm dallimi më i madh është se LCD nuk mbështetet në një panel të ndriçuar, por ndriçimi vie si pasojë e pikselëve në formë individuale.

Njëri prej modeleve të “iPhone 8” supozohet të jetë 5.8 inch.

Sa i përket argumenteve biometrike, duket gjithnjë e më pak e mundshme që Apple do të arrijë të vendosë një skaner të gjurmëve të gishtave nën ekranin e telefonit, siç është thënë kohë më parë.

Burimet e “Mac Otakara” thonë se Apple mund të përdorë teknologjinë e skanimit të fytyrës, e cila mundësohet nga një kamera me ndjeshmëri 3D./Periskopi/

Shpërndaje në: