iPhone 7 nuk i afrohet suksesit të iPhone 6S
Teksa Apple nuk ka treguar shifrat e shitjes së telefonave të rinj të lansuar, hulumtuesit gjermanë, “GfK”, thonë se shitjet e iPhone 7 dhe 7 Plus janë 25 për qind më të ulëta në krahasim me iPhone 6S dhe 6S Plus.
Me telefonat e gjeneratës së kaluar, Apple arriti shitje rekorde duke shitur 13 milionë njësi në vetëm vikendin e parë të lansimit.
Raportimi është bazuar në të dhënat nga shitjet në Evropë dhe Azi.
“Digitimes” raporton se edhe vetë kompania Apple ka paralajmëruar bashkëpunëtorët që punojnë në krijimin e çipave për telefonat e rinj se shitja e telefonit të ri do të ketë rënie në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm.