iPhone 6S shfaq probleme me baterinë, ja çfarë sugjeron Apple
Sipas kompanisë, një gabim në bateri po shkakton një numër të vogël të pajisjeve të fiken papritmas. Nëse posedoni një pajisje iPhone 6S të prodhuar në mes të shtatorit dhe tetorit të vitit 2015, jeni të përshtatshëm për një zëvendësim.
Krejt çfarë duhet të bëni është të shkoni tek pika e licencuar e Apple për të konfirmuar numrin serik të pajisjes suaj dhe nëse kualifikoheni, ju do të merrni një pajisje të re.
Ky nuk është rasti i parë që kompania është dashur të adresojë javët e fundit. Një tjetër problem me ekranin e iPhone 6 ka shkaktuar që këto pajisje të kenë një shirit të hirtë në ekran duke pamundësuar përdorimin e ekranit në mënyrë të rregullt.
Përkundër zëvendësimit pa pagesë që Apple ka mundësuar për pajisjet me problemin e baterisë, për problemin e ekranit Apple ka kërkuar një shumë prej 149 dollarëve për rregullim.