iPhone 2018 do të vijë me kartelë të dyfishtë?
Analisti i kompanisë KGI, Ming Chi Kuo, ka deklaruar se vitin e ardhshëm Apple do të sjellë tri modele të reja me modemin Qualcomm X20, pavarësisht numrit të madh të padive ndërmjet dy kompanive.
Kuo parasheh se 70 deri 80% e modemeve do t’i prodhojë Intel dhe pjesën tjetër të prodhimit do të kryejë Qualcomm.
Çipat e ri ofrojnë shpejtësi më të madhe të sinjaleve TLE, duke iu falënderuar mbështetjes së antenës 4×4 MIMO.
Seria iPhone 2018 do të ketë DSDS, dual-SIM dual standby dhe mbështetje dual LTE, të cilën deri më tash kemi9 pasur rastin ta shohim vetëm në telefonat me dual-SIM, ashtu që vitin e ardhshëm për herë të parë do të shohim iPhone me dual-SIM për kartelë.