iPhone 13 do ta ketë ekranin gjithmonë të ndezur?
Duke qenë se është viti 2021, flitet shumë për iPhone-in e ri. Megjithëse është ende herët për detaje, spekulohet se modeli i ri i pajisjes së Apple mund të ketë një ekran gjithmonë të ndezur.
Thuhet se, ekrani efikas 120Hz LPTO do të imitojë një ekran të kyçur, i cili do të vijë me disa informacione, siç kemi mundësinë të shohim në telefonat Android.
Vetëm sasia e baterisë dhe orës do të dukeshin vazhdimisht, dhe njoftimet vetëm në momentet kur ato shfaqen. YouTubers të mirënjohur tashmë po garojnë se kush do të zbulojë më shumë detaje herët a vonë. Pra, flitet për përmirësimin e kamerës ultra të gjerë, me performancë të përmirësuar në dritë të ulët.
Pastaj përmenden magnet më të fortë MagSafe. Të gjitha këto për momentin janë vetëm thashetheme, sepse zyrtare nuk ka ende asgjë nga gjiganti amerikan.