Inzaghi nuk ia besoi Muriqit asnjë minutë në takimin ndaj Bayern Munichut
Në kuadër të 1/16-tës së finales në Ligën e Kampionëve, Bayern Munich arri që të fitojë me rezultat të thellë 4-1 ndaj skuadrës së Lazios, shkruan Periskopi.
Për lacialët kontribut nuk pati mundësinë të jipte sulmuesi prizrenas, Vedat Muriqi, i cili këtë ndeshje nuk pati besimin e trajnerit lacial të paraqitej për asnjë minutë.
Minuta nuk pati as për portierin, Thomas Strakosha që ishte në stol bashkë me bashkëkombësin e tij portier, të riun, 20-vjeçarin, Marco Alia.
Sidoqoftë, tashmë Bayerni mund të konsiderohet si një skuadër që ka rezervuar biletën për në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve. /Periskopi