Inzaghi: Dumfries është përshtatur më shpejtë sesa kemi pritur

Inzaghi: Dumfries është përshtatur më shpejtë sesa kemi pritur

Simone Inzaghi nuk ka kursyer lëvdatat për Dumfries pas fitores 6:1 ndaj Bolognas.

Në ndeshjen e dominuar nga Inter, Dumfries është shpallur lojtari i ndeshjes, duke dhënë dy asistime dhe duke krijuar disa raste të mira.

Trajneri i Inter ka shprehur gëzimin e tij për mënyrën se si është adoptuar holandezi në skuadër.

“Ishte paraqitje brilante, ai po stërvitet mirë dhe është përshtatur më shpejtë sesa kemi pritur”, ka thënë Inzaghi, transmeton Periskopi.

“Ai ka kualitet, është i etur të mësojë dhe ne jemi mëse të kënaqur”, ka shtuar trajneri.

Inter transferoi Dumfries këtë verë, pasi u largua Hakimi drejt PSG. /Periskopi/

Shpërndaje në: