Inxhinieri holandez: Për të pasur më pak aksidente rrugore, duhet të hiqen shenjat dhe sinjalet

Inxhinieri holandez: Për të pasur më pak aksidente rrugore, duhet të hiqen shenjat dhe sinjalet

“Kur i trajtoni njerëzit si budallenj, ata edhe do të sillen si budallenj.”

Kjo ishte filozofia e Hans Mondermanit, inxhinierit rrugor holandez që u bë i famshëm jo për ato shenja rrugore që dizajnoi dhe për planifikimin urban, por për ato që i hoqi: trotuaret, sinjalet e trafikut, shenjat e tjera. Ai besonte që ngasësit bëheshin më të vëmendshëm kur kishte më shumë pasiguri në rrugë.

“Problemi me inxhinierët e trafikut është që kur ka një problem në rrugë, ata thjesht përpiqen të shtojnë diçka,” thotë Moderman. “Për mua, më e mira është t’i heqim disa gjëra.”

Filozofia e Mondermanit, e njohur si “hapësira e ndarë së bashku” është implementuar në qytete të ndryshme të botës. Dhe duket se po funksionon. Në vend se të shkaktonte kaos dhe përplasje mes veturash, heqja e dritave të kuqe, pakësoi aksidentet për 35 për qind.

Çelësi i filozofisë së tij nuk është thjesht anarkia, por më shumë kuptimi i sjelljeve.

Në mes të viteve ’80, Mondermani, asokohe inspektor i sigurisë rajonale, ishte dërguar në fshatin e vogël të Oudehaskes që të shihte se çka mund të bëhej për shpejtësinë e veturave – dhe javë më vonë një veturë kishte shkelur dy fëmijë dhe i kishte mbytur.

Megjithëse opsionet e rëndomta në atë kohë përfshinin vendosjen e shenjave të shpejtësisë në atë rrugë, dhe më shumë sinjale – Modermani sugjeroi që Oudehaske të bëhej më shumë si një fshat.

Ishin hequr të gjitha shenjat, ishte hequr asfalti për t’u zëvendësuar me tulla dhe rruga dukej më e ngushtë. Dhe rezultatet kishin qenë mahnitëse, vozitësit kishin vozitur më ngadalë, madje aq ngadalë, sa radari i Modermanit s’mund ta regjistronte shpejtësinë e tyre. /Periskopi

Shpërndaje në: