Inxhinierët kanë krijuar bimën ndriçuese, qirinjtë do të jenë të tepërt
Kur fiken dritat në vend që të kërkoni ndonjë qiri do t’ju mjaftojë të keni një bimë ndriçuese. Inxhinierët e MIT (Insituti i teknologjisë së Massachusetts) kanë krijuar një teknikë të bazuar në nanoteknologjinë që lejon që gjethet e bimës të ndriçojnë dhe të mund të përdoren për të ndriçuar një dhomë.
Në tentativat e para u arrit që bimët të ndriçonin për 45 minuta dhe më pas arritën ta zgjasin këtë proces deri në 4 orë. Ideja është që të mund të rrinë të ndriçuara pa afat. Për të krijuar këtë gjetje përdorën luciferasën, një enzimë që u jep xixëllonjave dritë. Kjo enzimë vepron mbi një molekulë të quajtur luciferina duke bërë që të emetohet dritë. Molekula tjetër e quajtur coenzima A ndihmon në proces, duke frenuar një nënprodukt të reagimit që mund të frenojë aktivizimin e luciferasës. Ekipi i MIT bashkoi këta tre përbërës në trasmetuesit e nanoqelizave të madhësive të ndryshme për të ndihmuar çdo përbërës të drejtohet në vendin korrekt të bimës.
Që këto qeliza të arrijnë në gjethet e bimëve shkencëtarët fillimisht i vendosën këto qeliza në një solucion, ku bimët u zhytën dhe u mbajtën aty në presion të lartë gjë që lejoi që qelizat të hynin në gjethe përmes poreve të vogla të quajtura estoma.
Pasi janë vendosur në gjethe qelizat emetojnë gradualisht luciferinën që më pas hyn në qelizat e bimëve ku luciferasa prodhon reagimin kimik që bën që luciferina të ndriçojë. Ky lloj procesi u provua mbi bimë të tilla si rukola, watercress, spinaq, por mund të përdoret në çdo lloj bime tjetër. Nëse projekti ka sukses tek disa lloje mund të ndërhyhet për të patur dritë me intensitet të ulët ose mund të shndrrohen pemë qyteti në sisteme natyrale të ndriçimit. / Bota.al