Investoi mbi 42 miliardë në Twitter, Musk takon për herë të parë stafin
Rrjeti social Twitter, në muajin prill u bë me pronar të ri.
Elon Musk, e bleu për 44 miliardë dollarë (mbi 42 miliardë euro).
Shefi multi-miliarder i Tesla pret që të marrë pyetje nga punonjësit e Twitter në takim.
Musk ka paralajmëruar se mund të tërhiqet nga marrëveshja nëse firma dështon të sigurojë të dhëna për llogaritë e rreme në këtë platformë.
Kjo u bë e ditur nga shefi ekzekutiv i Twitter, Parag Agrawal në një email drejtuar stafit të hënën.
Agrawal u tha punonjësve se mund t’i parashtronin pyetje Musk përpara takimit.
Ky takim pritet të jetë i pari që Musk do të flasë drejtpërdrejt me punëtoret e kompanisë, prej se e ka blerë kompaninë, shkruan BBC.