Investitorët e Tesla mbështesin marrëveshjen e Musk prej 56 miliardë dollarësh

Aksionarët e Teslas kanë mbështetur një paketë pagash rekord për shefin Elon Musk dhe kanë miratuar një plan për të zhvendosur selinë ligjore të firmës në Teksas.
Marrëveshja u bllokua në fillim të këtij viti nga një gjykatës në Delaware për shqetësimet se ishte e padrejtë ndaj aksionarëve, shkruan BBC.
Vota është një fitore për multi-miliarderin, i cili kishte bërë fushatë të ashpër për pagesën, e cila arrin në 56 miliardë dollarë Shuma e saktë varet nga çmimi i aksionit të Tesla.