Investime prej 25 miliardë euro: Besnik Tahiri tregon zotimet para sipërmarrësve
Kandidati për deputet nga AAK-ja, Besimk Tahiri sot është takuar me sipërmarrës të Kosovës.
Para tyre, 10-shi i AAK-së mes shumë zotimeve tha se do të bëjnë ” investime prej 25 miliardë eurosh, përmes zhvillimit të infrastrukturës, përfshirë energjinë dhe ligjet”
Postimi i plotë:
Në takim me sipërmarrësit e vendit u zotuam se:
– Do të angazhohemi që të gjitha politikat qeverisëse dhe publike në qeverinë e re do të jenë të bashkë-planifikuara me sektorin ekonomik.
– Do të krijojmë një klimë të favorshme për zhvillim dhe investime.
– Do të bëjmë investime prej 25 miliardë eurosh, përmes zhvillimit të infrastrukturës, përfshirë energjinë dhe ligjet.
Jemi plotësisht të vetëdijshëm se pa ju, liria, shteti dhe pavarësia nuk kanë kuptim dhe nuk mund të kenë një të ardhme prosperuese.
Posted by Besnik Tahiri on Tuesday, February 4, 2025