Inva Mula paralajmëron koncert humanitar në Durrës

Inva Mula paralajmëron koncert humanitar në Durrës

Sopranoja shqiptare me famë botërore, Inva Mula, ka paralajmëruar një koncert humanitar në Shqipëri, më saktësisht në qytetin e Durrësit.

Përmes një postimi të publikuar në rrjetin social, Instagram, ajo ka njoftuar se koncerti do të mbahet më 7 dhjetor në teatrin e qytetit të Durrësit dhe ka për qëllim grumbullimin e parave për t’u dalë në ndihmë të prekurve nga tërmetet e fundit në Shqipëri.

E njëjta po ashtu u ka bërë thirrje edhe artistëve të tjerë që të solidarizohen sa më shumë me popullin shqiptar.

“Të gjithë artistët në koncertin Maratonë. Edhe unë. 7 dhjetor në Teatrin e Durrësit”, ka shkruar në njoftimin e saj Mula.

Në anën tjetër, një pjesë e artistëve si Mozzik, Capital T, Noizy, Bes Kallaku e Xhensila Myrtezaj janë angazhuar mjaft shumë duke iu ofruar ndihma të mbijetuarve nga tërmeti në Thumanë dhe Durrës.

Ndryshe, 39 ka shkuar bilanci i viktimave të tërmetit katastrofik, që tronditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, i ndjekur nga një sërë lëkundjesh të tjera të forta.

https://www.instagram.com/p/B5XoxMiAF7r/?utm_source=ig_web_button_share_sheet

Shpërndaje në: