Intervistë/ Agim Ademi: Rasti i Andi Zeqirit ishte mashtrim, ai nuk ka vend më

Intervistë/ Agim Ademi: Rasti i Andi Zeqirit ishte mashtrim, ai nuk ka vend më

I ftuar në intervistën e radhës të Periskopit është Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Ademi përballë Ilir Mirenës shpalosi në detaje rastet e lojtarëve që nuk iu bashkuan Kombëtares së Kosovës.

I pyetur për Andi Zeqirin, Ademi ka thënë se rasti i tij nuk ishte largim, por MASHTRIM.

“Nuk kanë qenë largime. Andi Zeqiri ka qenë mashtrim, nuk ka qenë largim. Andi Zeqiri e ka nënshkruar vetë, kemi folur edhe me babën e tij, e ka nënshkru edhe letrën. Nuk kemi dashtë me dëmtu si Kosovë dhe nuk e dëmtojmë normalisht. Nuk kemi nevojë me dëmtu, ai e ka tregu veten dhe karakterin e vetë dhe atdhedashurinë. Edhe ai edhe baba i vetë sepse e ja veshë ndresën e Kosovës dhe ka thënë se “unë do të jem në Kosovë” me ekipin A. Ne e kemi pranu me gjithë dëshirë. Ka kërku baba i tij, “i ka dy ndeshje me U21 të Zvicrës, a bën t’i përfundoj këto dy ndeshje për faktin që është në kampionatin evropian”, ne kemi thënë “po” sepse s’kanë penguar asgjë ato ndeshje. Nuk kemi pasur ndonjë aktivitet. Momentin e fundit na ka përdorë neve për me inkuraju Zvicrën për me marrë. Dhe, ja tani ai nuk është as në Zvicër dhe nuk do jetë as në Kosovë”, ka thënë Ademi.

Tutje, i pari i FFK-së tregoi edhe për rastin e lojtarit Adrion Pajaziti ku tha se pritshmëritë e tij ishin të luaj standard për Kosovën, megjithatë ai nuk arriti vendin e titullarit sepse kështu vendos trajneri.

“Sa i përket Pajazitit, ai ka qenë me U17 në Shqipëri, nuk i ka pëlqy ka ardhë te na, ka pritë a po lun standard nuk ka mundur të luajë standard – normalisht sepse kërkush nuk e hek lojtarin e mirë dhe faktikisht aty është konkurenca kur s’mundesh me zënë vend- normalisht- që tash e kanë lojtarët shqiptarë sidomos të Kosovës, unë i kam thënë dhe po iu them që një Kosovë e kemi, është shteti, vendi, prejardhja e tyre. Por, e kanë edhe një mundësi me shku në Shqipëri dhe në vendet ku janë nëse është i talentuar, por duke u nisë nga ajo fjala popullore “guri i rëndë peshon në vend të vetë” është vërtetu për këta futbollistat tanë shqiptarë që kanë jetu dhe veprojnë e as nuk po du me i paragjyku, secili le ta mendon qysh është. Kanë mujt me ardhë në Kosovë, shumica nuk kanë ardhë duke pasë parasysh që mund të kalojnë në vende të tjera, por besoni që në vende të tjera je i huaj, nuk është vetëm në futboll por në secilën punë”, deklaroi Presidenti i FFK-së, z. Agim Ademi. /Periskopi/

Më poshtë keni intervistën e plotë:

 

Shpërndaje në: