“Intervista e shekullit”, Meghan Markle akuzon familjen mbretërore për racizëm
Në një intervistë, që pushtoi mediat dhe rrjetet sociale, me një audiencë historike, Harry dhe Meghan treguan të vërtetën e tyre pas vendimit për të hequr dorë nga titujt dhe familja mbretërore.
Shumë e cilësuan një intervistë të vërtetë, të tjera bombastike, por pati edhe nga ata që ironizuar qëndrimin e dukeshës së Susex, Meghan Markle, duke e cilësuar atë një aktore shumë të mirë dhe gati për një nominim për Oskar.
Ajo çka Meghan rrëfeu në intervistën për Oprah UInfrey, ishte shqetësimi i saj për të birin Archie.
Ajo tha se përpara se Archie të lindte, edhe brenda familjes mbretërore, kishte dyshime e thashetheme për ngjyrën e tij të lëkurës apo përse atij nuk i takonte titulli Princ.
Meghan po ashtu e mohoi lajmin e publikuar në një të përditshme britanike, sipas së cilës ajo e bëri Kate të qajë, në ditën e saj të dasmës. Sipas Meghan, ndodhi krejt e kundërta.
“Kate më bëri për të qarë dhe kjo më lëndoi vërtet shumë dhe shkak u bë një fustan me lule”, por thjesht kaq rrëfen më tej Meghan. Po ashtu, aktorja amerikane thotë se ishte shumë naive përpara dasmës dhe fill pas saj, e kuptoi se me kë po martohej, por edhe çfarë e priste pas asaj ceremonie.
Në intervistë, vetë princi Harry tha se ende sot ka marrëdhënie të shkëlqyera me Mbretëreshën, me të cilën flet vazhdimisht, pavarësisht vendimit për të hequr dorë nga familja mbretërore e për të vijuar jetën në SHBA.