Intervista e Iniestas ‘për gjithçka’: Largimi i Messi, Xavi si trajner i Barcës, Koeman e shumë të tjera
Ikona e Barcelonës, Andres Iniesta ka dhënë disa komente lidhur me situatën aktuale te skuadra katalane.
Andres Iniesta i ka gjërat të qarta se kush duhet ta drejtojë Barcelonën si trajner, herët a vonë. Fjala është për Xavi hernandez.
Po kështu, i duket e çuditshme ta shohë Lionel Messin me një fanellë tjetër, jo atë Blaugrana. Megjithatë, edhe vetë kishte ëndërruar ta mbyllte karrierën në “Cam Nou”, por në futboll asnjëherë nuk i dihet.
Koeman është gjithmonë në qendër të kritikave, siç ndodh shpesh me trajnerët. A meriton ai më shumë besim?
Trajneri i Barçës e di se duhet të jetë gjithmonë i përgatitur për të gjitha situatat. Detyra nuk ishte e lehtë as në kohën e mbërritjes së tij, as tani. Të gjithëve iu duhet kohë. Shpresojmë që ai të jetë me fat dhe ekipi të gjejë përsëri ndjenjat pozitive. Me siguri kjo do të ndodhë”.
A është Xavi gati për ta pasuar Koeman, për gjashtë muaj, një vit apo…?
Unë mendoj kështu. Nëse më pyesni a e imagjinoj Xavi në stolin e Barçës, pa u keqkuptuar nga trajneri aktual, sigurisht që po. Ai është duke u përgatitur për një kohë të gjatë, duke studiuar dhe stërvitur. Xavi ka besimin e duhur për t’u përballur me këtë sfidë.
Si e ndoqët lamtumirën e Messit, për të cilën ka disa teori mbi fajtorin?
E vetmja gjë që mund të bëj është të vlerësoj nga jashtë, vetëm njerëzit e përfshirë drejtpërdrejt e dinë se çfarë ndodhi apo jo. Më duket e çuditshme dhe mendoj se është e njëjta gjë për njerëzit e tjerë, të shoh Leon me një fanellë tjetër. Dëshira ime ishte që të vazhdonte te Barcelona, por ndonjëherë skenarët ndryshojnë dhe ne duhet të marrim rrugë të ndryshme. Padyshim që situata që ka lindur nuk ka qenë e lehtë të përthithet.
A keni folur me të?
Jo, jo, nuk kam folur me të.
Po ju, e keni imagjinuar ndonjëherë veten larg Barcelonës?
Jo …poof… mmm… Ndoshta vitet e para, kur nuk luaja shumë dhe flitej për transferimin tim diku tjetër, por mendoj se ishte diçka më e jashtme. Doja të fitoja te Barcelona, kam bërë gjithçka për të arritur në ekipin e parë. Unë këmbëngulja, prisja me durim mundësitë dhe pastaj gjithçka shkoi shumë mirë. Asnjëherë nuk kam menduar të ndryshoja ekip, doja ta mbyllja te Barcelona. Ky ishte gjithmonë mendimi im. Nuk e dija që do të vinte dita kur do të ndieja se duhet të vazhdoja të luaja diku tjetër, jo me Barçën, prandaj edhe u largova. Do të doja që ajo dëshirë të ishte realizuar atje dhe askund tjetër.
Si e imagjinoni tridentin Messi-Neymar-Mbappé?
PSG ka një ekip të madh në çdo repart. Ata lojtarë të mëdhenj, mund të bëjnë gjëra të mira vetëm kur luajnë së bashku. Pastaj duhet të shohim se cili do të jetë evolucioni si grup dhe sa larg mund të shkojnë. Në Evropë ka klube të tjerë të mëdhenj. Pastaj, PSG nuk ka vetëm ata të tre, e gjithë skuadra është e nivelit më të lartë.