Interpretuesi e ka për mision t’i shërbejë muzikës
Pikërisht për secilën për këto, pianistja kosovare me famë botërore, Ardita Statovci, ka folur të enjten. Ligjërata që ajo mbajti në sallën e Degës së Muzikës në Fakultetin e Arteve i paraprin hapjes zyrtare të “Chopin Piano Fest”. Edicioni i 8-të nis të hënën.
Statovci para publikut prezantoi punën që duhet bërë secili pianist nëse dëshiron të ketë sukses. Duke qenë se ajo tashmë është ngjitur nëpër skena të mëdha botërore, përvoja e saj erdhi si rrëfim drejt suksesit.
“Ekziston një rregull i artë i cili thotë se interpretimi është në shërbim të muzikës dhe jo anasjelltas”, ka thënë Statovci, e cila vitin e kaluar vulosi nivelin e saj botëror me koncertet që mbajti në Indi, përderisa në Austri, ku jeton, ka kohë që e ka dëshmuar veten.
Ka interpretuar edhe në Pallatin Mbretëror në Stokholm të Suedisë. Ishte vetëm 15-vjeçare kur u paraqit në koncertin e saj të parë në Austri nën patronazhin e Shoqatës për Teatër Muzikor në Vjenë. Menjëherë u pranua në universitetin me renome botërore “Mozarteum” në Salzburg të Austrisë, ku diplomoi në vitin 2004.
Më 2007 mori titullin master në klasën koncertale të Christoph Lieskes. Më 2009 studioi me legjendarin Menahem Pressler në Inidiane University në Bloomington në ShBA.
Në Itali ajo kompletoi studimet universitare në Imola Accademia Pianistica me Boris Petrushanskyn dhe Franco Scalan. Ka performuar në shumë vende në Evropë, ShBA e Azi./Koha.net