Interneti është i shokuar si shpëtoi pa të kuq lojtari i Luton Town pas kësaj veprimi kriminal ndaj kundërshtarit
Henri Lansbury – ju kujtohet ky?
Ish-reprezentuesi i grupmoshave U21 të Anglisë ishte etiketuar për gjëra të mëdha kur ai fillimisht u angazhua me seniorët e Arsenalit në të 2000-tat e hershme.
Mirëpo, mesfushori bëri vetëm tetë paraqitje për ‘Topçinjtë’, para se të shitej në Nottingham Forest më 2012, transmeton Periskopi.
Lansbury kaloikatër sezone e gjysmë me Forestin, para se të kalonte tek Aston Villa në janar të vitit 2017 dhe për pak luajti në Premier League përsëri gjatë sezonit 2019/20.
Ai kaloi sezonin e kaluar te Bristol City para se të transferohej te Luton Town në verë,
Tash 30-vjeça, një klip ku përfshihet Lansbury nga ndeshja e së shtunës në Championship mes Luton dhe Swansea Cityt, po shkon viral në rrjetet sociale.
Lutoni po avanconte 3-0 falë startit drithërues, por Lansbury gati sa nuk u përjashtua direkt me të kuq pas një incidenti të tmerrshëm ku u përfshi edhe Ryan Manning.
Manning po ecte drejt topit kur ai në mënyrë të tmerrshme u godit në këmb ënga Lansbury.
Ky i fundit u mundua të tregonte pafajësinë, por shikoni pamjet e mëposhtme dhe gjykojeni edhe vetë.
Decision: Yellow card…?⚠
Thoughts on this incident in the dramatic Championship clash between Luton Town and Swansea City? ? pic.twitter.com/jzRIpbNeCa
— Sky Sports Football (@SkyFootball) September 18, 2021
Gjyqtari ndëshkoi Lansburyn vetëm me të verdhin, gjë që befasoi fansat e futbollit në internet. /Periskopi.com/