Internacional shënoi gol në minutën e 97-të për ta fituar titullin në Brazil, por u anulua për pozitë jashtë loje
Triumfi i Manchester Cityt në Premier League në sezonin 2011/12 nuk ishte asgjë tjetër veç sensacionit.
Skuadra e Roberto Mancinit pati nevojë për një fitore në ditën e fundit të fushatës kundër QPR për ta siguruar titullin e parë të Premier Leagues, transmeton Periskopi.
Në mënyrë të jashtëzakonshme, City ishte në disavantazh kur kishin mbetur edhe pesë minuta lojë, por ‘Qytetarët’ arritën të bënin rikthim sensacional në fund.
Edin Dzeko fillimisht shënoi me kokë për ta barazuar rezultatin, para se Sergio Aguero të shënonte me prekjen e fundit në ndeshje, teksa dërgoi në ekstazë të gjithë ata që ishin të lidhur me Cityn.
Ishte absolutisht e jashtëzakonshme.
Skuadra braziliane, Internacional besoi se kishte bërë diçka të ngjashme të enjten mbrëma.
Internacional nuk e ka fituar titullin në Brazil që nga viti 1978, por u fut në ditën e fundit të kampionatit duke e ditur se një fitore do t’i jepte fund kësaj pritjeje.
Ëndrra u duk se mori fund, derisa ndeshja kundër Corinthiansit po shkonte në kohën shtesë.
Por në mënyrë të jashtëzakonshme, ata e gjetën rrugën e golit në minutën e 97-të.
Kapiteni, Edenilson nxiti rrëqethje kur shënoi prapa krahëve të portierit kundërshtar.
Stafi dhe lojtarët e Internacional u çmendën nga gëzimi, siç mund ta paramendoni. Disa futbollistë u futën në fushë për të festuar, derisa Edenilson e hoqi fanellën.
Mirëpo, gëzimi u shndrrua në trishtim kur u ngrit flamuri për pozitë jashtë loje.
Skuadra e Internacional e rrethoi gjyqtarin anësor i cili qëndroi i palëvizur në vendimin e tij dhe mbajti flamurin e ngritur.
Pastaj u konsultua VAR dhe ylli brazilian u gjykua të ketë qenë në pozitë jashtë loje për margjinën më të vogël.
Ky nuk ishte vendimi i vetëm që shkoi kundër Internacional në ndeshje.
Më herët gjatë ndeshje, një penallti u mohua nga VAR dhe një gol tjetër u anulua.
Shikoni videon e plotë me të tri incidentet më poshtë. /Periskopi.com/
?? Internacional miss out on a first Brazilian league title since 1979.
With Flamengo losing elsewhere all they needed was a goal. Instead they had a penalty overturned by VAR and two goals ruled out.
…One in the 90’+7th minute. ?
?: @TNTSportsBR pic.twitter.com/KjTvNeMhrW
— FotMob (@FotMob) February 26, 2021