Interit nuk i pëlqen intervista e fundit e Calhanoglu, pritet të dënojë futbollistin
Intervista e Hakan Calhanoglu në mediumin turk Tivibu Spor bëri bujë.
Ai foli për skuadrën e tij, për Ibrahimovicin dhe Milanin, duke thumbuar “Rossonerët” dhe në veçanti sulmuesin suedez.
Calhanoglu në një momenti shkoi më tutje ku fajësoi trajnerin Inzaghi për humbjen e derbit në Serie A ndaj Milanit.
Turku duhet ta kishte lajmëruar Interin për këtë intervistë – por siç duket ai nuk ka bërë një gjë të tillë – andaj kjo nuk i ka pëlqyer aspak “Nerrazzurëve”.
Sipas mediave në Itali, Calhanoglu pritet të dënohet nga Interi për këtë prononcim.