Interi s’ka mëshirë për ‘Zonjën e Vjetër’ – Fiton trofeun e Kupës së Italisë
Ka përfunduar takimi final i Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Interit.
Interi e fitoi këtë takim pas vazhdimeve me rezultatin final në 2:4, shkruan Periskopi.
Dramë e vërtetë u zhvillua sonte në stadiumin Olimpik të Romës.
Golat për Juventusin i shënuan Alex Sandro dhe Vlahovic, ndërsa për Interin u kujdesën, Barella, Calhanoglu dhe dy golat e Perisic që eliminuan ‘Zonjën e Vjetër’ dhe trofeu përfundoi në duart e ‘Zikaltërve’.
Me këtë fitore ata shpallën për të tetën herë kampion i Italisë.