Interi nuk ia pagoi Man Unitedit bonusin për Lukakun, ‘Djajt e Kuq’ duan këta futbollistë si kompensim
Sipas ‘Il Corriere dello Sport”, Interi nuk ia ka paguar Manchester Unitedit bonusin e përfshirë në marrëveshjen për Romelu Lukakun dhe ‘Djajt e Kuq’ duan Lautaro Martinezin ose Milan Skriniarin si kompensim.
Lukaku iu bashkua Interit për 74 milionë euro nga Manchester Unitedi në verën e vitit 2019, transmeton Periskopi.
Gazeta me bazë në Romë raporton se ‘Nerazzurrët’ dështuan të paguajnë një bonus në regjionin e 5 milionë eurove, sipas marrëveshjes së transferimit.
Sipas raportit, marrëveshja mes dy palëve erdhi me një klauzolë të veçantë që e detyron Interin të jetë në borxh për një shumë të jashtëzakonshme nëse ata dështojnë të paguajnë ndonjë ratë në kohë. Interi ende i detyrohet Manchester Unitedit plot 50 milionë euro për transferimin e Lukakut.
Për këtë arsye, Manchester United raportohet se ka kërkuar Lautaro Martinezin ose Milan Skriniarin në formë kompensimi. /Periskopi.com/