Interi marshon drejt titullit të parë pas një dekade, mposht edhe Crotonen
Interi ka arritur të sigurojë matematikisht titullin e Serie A në xhiron e 34-të.
“Nerazzurrët” arritën të sigurojnë titullin matematikisht me fitoren e tyre në udhëtim ndaj Crotones në kuadër të xhiros së 34-të të Serie A.
Në pjesën e parë nuk pati gola.
Në pjesën e dytë, Interi arriti të shënojë gol.
Ishte futbollisti, Christian Eriksen i cili shënoi gol në min 69’ për të siguruar titullin e parë pas 10 vitesh në “Giuseppe Meazza”.
Por, goditjen përfundimtare e dha Achraf Hakimi i cili shënoi gol në min 93′
Rezultati përfundimtar, Crotone 0-2 Inter.
Interi tani ka 82 pikë dhe qëndron në vendin e parë, 14 pikë më larg se përcjellësi i dytë, Atalanta.