Interesimet për Armando Brojën vazhdojnë, tani edhe klubi i madh i Premierligës e kërkon atë
Armando Broja pritet të largohet nga Chelsea në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.
Sulmuesi shqiptar u inkuadrua në lojë për pak minuta në fillim të sezonit, por nuk arriti të linte gjurmë tek “Blues”.
Prandaj, trajneri Thomas Tuchel ka vendosur të heq dorë nga përfaqësuesi shqiptar, i cili po kërkohet ndërkohë nga klubet e Premierligës.
Sipas mediave angleze, së fundmi në garë për sulmuesin e rrezikshëm ka shfaqur Evertoni.
Broja e bëri një sezon fantastik me Southamptonin, ku ishte i huazuar, ndërsa tash është i gatshëm për ta bërë hapin e radhës në karrierë.
Chelsea po planifikon ta japë lojtarin në formë huazimi, në mënyrë që të piqet edhe pak dhe të rikthehet vitin tjetër i gatshëm në “Stamford Bridge” për ta kërkuar një vend titullari.
“Blues” e shohin Brojën si një të ardhme të ndritshme të tyre.