Interesim i madh për të shikuar ndeshjen Shqipëri – Gjeorgji, shiten gjysma e biletave

Interesim i madh për të shikuar ndeshjen Shqipëri – Gjeorgji, shiten gjysma e biletave

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot testin e dytë miqësor për muajin mars.

Kuqezinjtë e Edy Rejas presin në “Air Albania” Gjeorgjinë, me sfidën që merr jetë në 18:00.

Interesimi për këtë duel duket i lartë edhe te tifozët, që janë në radhë për t’u pajisur me bileta.

Mësohet se pjesa e poshtme e unazës së stadiumit është ezauruar, ndërsa biletat tanimë po shiten në katin e dytë të stadiumit Kombëtar. Veç shitjes online, biletat gjenden edhe në sportelet e “Air Albania Stadium” dhe “Selman Stërmasi”.

Forma e mirë në ndeshjen e humbur 2-1 me Spanjën në Barcelonë, ka bërë që tifozët mos e braktisin Kombëtaren, me interesin që është i lartë për bileta, katër orë nga nisja e duelit.

Shpërndaje në: