Interesim i madh për miqësoren Zvicër – Kosovë, do të shtohet numri i biletave
Federata e futbollit të Zvicrës ka treguar se kanë presion të lartë që të shtohet numri i biletave për ndeshjen me Kosovën.
Takimi do të zhvillohet me 29 mars me fillim nga ora 18:00, shkruan Periskopi.
Interesimi pritet të jetë më i madh se zakonisht, ndonëse i përket karakterit miqësor, por tifozët kosovarë kanë simpati të madhe ndaj fubollisëve shqiptarë që luajnë për Kombëtaren zvicerane.
“Për shkak të kërkesës së madhe për bileta për ndeshjen ndërkombëtare të Kombëtares së Seniorëve për meshkuj të martën, më 29 mars 2022, kundër Kosovës (18:00 në Letzigrund Cyrih), e gjithë tribuna jugore do të ketë ulëse”, thuhet në njoftimin e Federatës Zvicerane të Futbollit.
Federata e Zvicrës gjithashtu njoftoi se do të hedhin në treg edhe rreth 2 mijë bileta të tjera.“Të mërkurën, më 9 mars, nga ora 14:00, do të dalin në shitje edhe rreth 2000 bileta të tjera me çmim 30 franga për të rriturit dhe 15 franga për të rinjtë”, thuhet tutje në njoftim.