Interesim i jashtëzakonshëm për Inter-Milan: Biletat gati të shitura krejtësisht
Një numër prej mbi 37 mijë fansave do ta shikojnë nga afër superderbin Inter-Milan që do të luhet në ‘San Siro’ ose ‘Giuseppe Meazza’, se mos po preken fansat e Interit.
Klubi ka bërë të ditur se biletat për këtë sfidë të mrekullueshme janë pothuajse të shitura totalisht. Në këtë stadium do të jetë e disponueshme 50% e kapacitetit.
Në stadiumin ‘Giuseppe Meazza’ pritet të jetë një sfidë emocionuese dhe spektakolare, pasi ky derbi gjithmonë i dhuron të gjitha.
Derbi Inter-Milan është planifikuar të luhet të shtunën në datën 5 shkurt, ora 18:00.