Interesante: Nëna zgjedhë emër kafshe për t’i lënë fëmijës

Interesante: Nëna zgjedhë emër kafshe për t’i lënë fëmijës

Se si do të emërojnë fëmijën e tyre është një nga sfidat më të mëdha që kanë prindërit e gjithashtu edhe një moment shumë i veçantë, shkruan Mirror.

Kjo fillon të bëhet edhe më emocionuese kur afrohen ditët e lindjes e fillojnë planet për të vegjlit.

Por, çka do të vepronit nëse ju zgjidhni një emër dhe i dashuri juaj nuk e miraton?

Një nënë në ardhje, tha se u ndie shumë zemërthyer kur të gjithë, familja e shokët i thane se emri që kishte zgjedhur për fëmijën e saj dukej si një emër qeni.

Duke kërkuar këshilla në faqen e internetit të prindërve Netmums, ajo shkruan: “Askush nuk e pëlqen emrin e foshnjës që kemi zgjedhur – e di se nuk ka rëndësi se çfarë mendojnë të tjerët, por …

“Ne kemi rënë në dashuri me emrin Huxley, por sa herë që i them të gjithë ata na thonë se duket si një emër qeni”, shton ajo.

Tutje, pyetja e saj është se a duhet t’i injorojë mendimet negative apo t’i dëgjojë ato. Disa nëna të tjera i thanë se duhet të qëndrojë prapa zgjedhjes që ajo e dëshiron.

Shpërndaje në: