Interesante: 100 eurot e Qeverisë u takojnë 3 lojtarëve të Llapit, 4 të Gjilanit e asnjë të Dritës

Interesante: 100 eurot e Qeverisë u takojnë 3 lojtarëve të Llapit, 4 të Gjilanit e asnjë të Dritës

Shtesat e Qeverisë do t’i marrin edhe futbollistët që luajnë në skuadrat përkatëse në Superligën e Kosovës në futboll.

Sipas gazetarit të sportit në Kosovë, Arlind Sadikut, shtesat prej 100 euro që i ndan Qeveria u takojnë 3 lojtarëve të Llapit, 4 të Gjilanit e asnjë të Dritës, fjala është për lojtarët e ekipit të parë, shkruan Periskopi.

Kjo ngase shumica e futbollistëve te këto ekipe kanë pagat mbi 1000 euro.

Kështu, Ministiri i Financave, Hekuran Murati bëri të ditur se personat që kanë pagën mbi 1000 euro nuk mund të përfitojnë nga shtesat e Qeverisë.

“Kriter do të jetë që të gjitha pagat primare që janë nën 1,000 euro do të mund të përfitojnë, kurse ata që janë mbi, praktikisht nuk përfitojnë nga kjo mbështetje. Nga këtu do të përjashtohen të gjitha pozitat drejtuese në nivele qeverisëse të vendit”, tha Murati.

Shpërndaje në: