Inter shënon fitore me përmbysje, Correa bën debutim ëndrrash me dy golat e fitores
Inter ka marrë tri pikët e radhës në Serie A.
Edhe xhiroja e dytë ka treguar fitore për skuadrën e Inzaghi, e cila në udhëtim te Verona fitoi me përmbysje, me rezultatin 1:3, shkruan Periskopi.
Gjithçka nisi mbrapsht për skuadrën ‘Zikaltër’, kur pas një gabimi të rëndë të Samir Handanovic, Ilic çoi topin në rrjetë për 1:0.
Megjithatë, reagimi i Inter erdhi në pjesën e dytë, kur Lautaro Martinez shënoi fillimisht për 1:1, pas asistimit të Edin Dzeko, në minutën 47’.
Në minutën e 74’ Inzaghi vendosi t’i jepte minutat e para për Correa me fanellën e Inter, dhe kjo lëvizje doli të ishte vendimtare për ndeshjen.
Correa gjeti golin në minutën e 83’ të takimit, pas një asistimi të pranuar nga Darmian. Por, ai nuk u ndal me kaq dhe shënoi edhe golin e dytë personal, në 90+4′.
Golat patën në fund vlerën e tri pikëve dhe e çon Interin në kuotën e gjashtë pikëve në dy ndeshje.
Verona në anën tjetër mbetet pa pikë, edhe pas xhiros së dytë. /Periskopi/