Inter ndërpret marrëdhëniet me sponsorin kryesor, kjo është arsyeja

Inter ndërpret marrëdhëniet me sponsorin kryesor, kjo është arsyeja

Me DigitalBits që dështuan në pagesat e tyre ndaj Interit, La Gazzetta Dello Sport raporton se klubi italian do të heqë sponsorin e tyre kryesor nga fanellat deri në fund të tetorit.

Interi ka disa javë që kërkon një sponsor të ri të veshjeve, por nëse nuk arrin të gjejë një marrëveshje me një kompani të re deri në momentin që heqë DigitalBits nga fanellat e tyre, ata nuk do të kenë asnjë sponsor duke filluar nga muaji i ardhshëm.

Inter i dha fund partneritetit historik me Pirellin në 2021 pas 26 vitesh, duke zëvendësuar prodhuesin e gomave me ofruesin e Fan Token Socios. Pas vetëm një viti, edhe ata u zëvendësuan në favor të DigitalBits.

Shpërndaje në: