Inter merr fitore në udhëtim ndaj Venezias, i afrohet kreut
Inter ka shënuar fitore ndaj Venezias.
‘Zikaltrit’ kanë shënuar fitore 0:2 në udhëtim kundër Venezia, shkruan Periskopi.
Skuadra e Inzaghi arriti të merrte tri pikët falë golit të shënuar nga mesfushori turk, Hakan Calhanoglu, si dhe penalltisë së minutës së fundit.
Calhanoglu shënoi nga distanca, kur luhej minuta e 34’ e takimit. Fatin e takimit e vulosi goli i minutës së fundit. Lautaro Martinez shënoi nga pika e bardhë për 0:2 në minutën 90+6′.
Me pikët e siguruara sot, Inter vazhdon të mbajë pozitën e tretë, me 31 pikë, dy më pak sesa liderët e Serie A.
Venezia numëron 15 pikë në pozitën e 15-të në tabelë. /Periskopi/