Inter cakton takim me agjentin e Lautaro, lojtari dëshiron qëndrimin – negociohet kontrata e re

Lautaro Martinez duket se megjithatë do të qëndrojë te skuadra e Inter.
Lojtari argjentinas lidhej me një kalim të mundshëm në Premier League, me Tottenham Hotspur që tregoi interesim për të.
Por, Inter kanë caktuar sot një takim me Lautaro dhe agjentin e tij. Ky takim do të zë vend javën tjetër dhe do të diskutohet për kontratën e re, përcjell Periskopi.
Sipas Fabrizio Romano, Lautaro do të rinovojë kontratën. Kushtet e reja e mbajnë atë në skuadër deri në vitin 2026.
Agjenti i lojtarit është shprehur pozitiv për arritjen e marrëveshjes. “Ai nuk do të largohet nga Interi, përkundër ofertave nga klubet angleze. Ai është i lumtur tek Inter dhe e dashuron klubin”, ka thënë Alejandro Camano.
Mbetet të shihet nëse javën tjetër do të finalizohet marrëveshja mes Lautaro dhe Inter, për rinovimin. /Periskopi/