Inteligjenca amerikane zhvillon modele si ADN-ja për të marrë të dhënat tuaja personale

Periskopi.com Shëndeti

Derisa shërbimet e inteligjencës amerikane përpiqen të ruajnë të dhënat e mbledhura gjatë operacioneve të saj, një ekip hulumtuesish po zhvillojnë teknologji radikale të reja të bazuara në një model të pazakontë – ADN-ja njerëzore.

Programi për Ruajtjen e Informacionit Molekular i drejtuar nga Projekti për Hulumtime të Zhvilluara  është duke rekrutuar shkencëtarë që ndihmojnë në zhvillimin e një sistemi për ruajtjen e shumave të të dhënave – molekula të cilat janë të ngjashme me strukturën e ADN-së, raportoi “RT”, transmeton Periskopi.

Teknologjia ka një potencial të madh, të cilët studiuesit besojnë se polimerët teknologjikë që ngjajnë me ADN-në mund të grumbullojnë të dhëna më shumë se 100, 000 sosh.

Çështja se si të ruhen të dhënat është e njohur për shërbimet e inteligjencës në botë. Qendrat e kushtueshme të të dhënave marrin sasi të mëdha të hapësirave, një situatë e paqëndrueshme, duke pasur parasysh sasinë në rritje të të dhënave të gjeneruara nga çdo person në baza ditore./Periskopi/