Intelegjenca artificiale është shqetësim më i madh se terrorizmi
Është quajtur “Revolucioni i katërt industrial”, por duket se inteligjenca artificiale mund të jetë një shqetësim më i madh se shumë prej nesh e kuptojnë.
Duke folur në një konferencë në Londër përpara Festivalit të Shkencës Britanike, profesor Jim Al-Khalili, presidenti i ardhshëm i Shoqatës Britanike të Shkencës, paralajmëroi se intelegjenca artificiale është një shqetësim më i madh sesa ndryshimi i klimës dhe madje edhe terrorizmi, transmeton Indeksonline.
Ai tha: “Deri ndoshta para disa vitesh më pyetën se cila është biseda më e ngutshme dhe e rëndësishme që duhet të kemi për të ardhmen tonë, mund të kisha thënë ndryshimin e klimës ose një nga sfidat e tjera kryesore me të cilat përballet njerëzimi, siç është terrorizmi , rezistenca antimikrobike, kërcënimi i pandemive ose varfëria botërore.
“Por sot jam e sigurtë se biseda më e rëndësishme që duhet të kemi është për të ardhmen e Intelegjencës Artificiale dhe teknologjisë. Ajo do të dominojë se çfarë ndodh me të gjitha këto çështje të tjera për më mirë ose më keq.