Instruktorët e ushtrisë turke trajnojnë pjesëtarët e FSK-së për përdorimin e antitankut HAR-66
Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë njoftuar se instruktorë të ushtrisë turke realizuan trajnim teorik e praktik në përdorimin e Antitankut HAR-66, duke përgatitur e trajnuar nënoficerët e oficerët e Kosovës, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale.
Ky trajnim është realizuar në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet FSK-së dhe forcave të armatosura të Turqisë.
“Instruktorë të ushtrisë turke realizuan trajnim teorik e praktik në përdorimin e Antitankut HAR-66, duke përgatitur e trajnuar nënoficerët e oficerët e Kosovës, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale ushtarake me standardet e vendeve të zhvilluara duke krijuar kështu ndërveprueshmëri me partnerët në të mirë të paqes dhe sigurisë globe”.
“Ky trajnim është realizuar në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë, që po japin në vazhdimësi kontribut në ngritjen dhe avancimin profesional të FSK-së”, thuhet në njoftimin e FSK-së.