Instituti Ndërkombëtar i Shtypit: Kurti të dënojë dhe të distancohet nga gjuha e rrezikshme e Sami Kurteshit

Instituti Ndërkomblëtar i Shtypit ka mirëpritur hapjen e hetimeve nga policia ndaj anëtarit të Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshit, si dhe i kanë bërë thirrje Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe partisë së vet që “të dënojnë dhe të distancohen” nga gjuha e rrezikshme e Kurtesit.
“IPI i bashkohet Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës dhe Rrjetit të Grave Gazetare të Kosovës për të dënuar komentet e papranueshme ndaj mediave nga Samir Kurteshi, zyrtar në Lëvizjen Vetëvendosje, i cili i cilësoi gazetarët si “qen mediatik” dhe “media kriminale të vrasësve me pagesë”.
Mirëpresim hapjen e një hetimi policor dhe i bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti dhe partisë së tij në pushtet që të dënojnë publikisht dhe të distancohen nga retorika e rrezikshme e Kurteshit. Kurteshi duhet të kërkohet nga partia e tij që të kërkojë falje publike për komentet dhe të përmbahet nga komentet e ngjashme të rrezikshme në të ardhmen”, thuhet në reagimin e IPI-së./Periskopi/
Sami Kurteshi nuk ndalet: Pas gazetarëve tani sulmon edhe AGK’në