Instagrami do të përdor inteligjencën artificiale në luftën kundër komenteve të këqija

Instagrami do të përdor inteligjencën artificiale në luftën kundër komenteve të këqija

Instagrami ka implementuar disa funksione, të cilat përdorin teknologjinë “machine learning”, për të ndihmuar rrjetin shoqëror në filtrimin e përmbajtjeve dhe pamundësimin e më shumë rretheve të miqve për përdoruesit.

Kevin Systrom nga kompania Instagram, njoftoi se në të ardhmen do të minimizohet ndikimi negativ dhe komenteve të këqija në publikimet e rregullta dhe në përmbajtjen e video-xhirimeve, transmeton KosovaPress.

Opsioni i parë i “machine learning” do të jetë identifikimi i komenteve negative dhe shqetësuese, të cilave do t’iu pamundësohet shfaqja në përmbajtjen e përdoruesve. Aktualisht ky lloj funksioni është i mbështetur vetëm për gjuhën angleze. Funksioni i dytë në të cilin Instagram do të përdorë të njëjtën teknologji është bllokimi automatik i spam. Teknologjia punon në gjuhët angleze, spanjolle, portugeze, arabe, franceze gjermane, ruse, japoneze dhe kineze.

Systrom thekson se funksionet anti-spam dhe anti-abuse të inteligjencës artificiale (AI) do të avancohen me kohë.

Shpërndaje në: