Instagram teston në mënyrë sekrete butonin e ri ‘Regram’

Rrjeti shoqëror Instagram në mënyrë sekrete po teston funksionin e ri për të cilin shumë përdorues janë duke e pritur që një kohë të gjatë.
Instagrami është duke punuar në butonin e ri “regram”, i cili përdoruesve do t’iu lejojë që të shpërndajnë postimet me të tjerët me një klikim të vetëm.
Tash për tash nuk dihet zyrtarisht se kur funksioni i ri do të jetë i gatshëm për përdorim, por kjo pritet të ndodhë në një të ardhme të afërt.