Instagram në luftë me YouTube – iu mundëson video 1 orëshe

Instagram në luftë me YouTube – iu mundëson video 1 orëshe

Instagrami shumë shpejt do t’iu mundësojë përdoruesve të tij që të bëjnë video deri në 1 orë të gjata, në përpjekjen për të luftuar YouTube-n, sipas një raporti të fundit, shkruan Independent.

Kompania po konsideron “video vertikale” të gjata – dhe për të thuhet se kanë nisur të flasin producentët e kësaj platforme, përcjell Periskopi.

Aplikacioni ku shpërndahen fotot, aktualisht ka limitin kohor për videot në vetëm 60 sekonda në murin e Instagramit dhe 15 për Storie.

Platforma që është pronësuar nga Facebook-u po kërkon që të tërheq audiencën e re, prej moshës 13 deri në 17 vjeç – duke qenë se vetëm 51% e tyre janë në të, ndërsa 85% e përdorin YouTube-n. /Periskopi

Shpërndaje në: