Instagram bie sërish nga sistemi

Rrjeti i popullarizuar social në internet, Instagram, po përballet me probleme teknike.
Sipas raportimeve të fundit, Instagram ka rënë nga sistemi duke u bërë jofunksional për miliona përdorues në mbarë botën.
Ky problem ka ndodhur në shumë rajone të mëdha në natën e së martës, përfshirë edhe Evropën.
Instagram ka rënë nga sistemi disa herë gjatë muajve të fundit, duke shkaktuar pakënaqësi te përdoruesit e tij të shumtë.