Inspektorati i Punës ultimatum për Burbuqe Hanen e Telekomit – Bëri shkelje të rëndë ligjore (DOKUMENT)
Burbuqe Hana Kryeshefe Ekzekutive e Telekomit të Kosovës ka shkelur me dy këmbët ligjin e punës.
Së paku, kështu ka konstatuar Inspektorati i Punës.
Periskopi ka siguruar një dokument nëntë faqesh, e që ka të bëjë me një ankesë të një zyrtari të Telekomit me inicialet S.H., për të cilin Hana i kishte shkëputur kontratën e punës.
Në këtë dokument që do të shpjegohet më poshtë me shkeljet që ka bërë Burbuqe Hana, kësaj të fundit i janë dhënë vetëm tri ditë afat nga Inspektorati i Punës.
Zyrtari tashmë i larguar nga ndërmarrja Publike Telekomi kishte punuar më shumë se dhjetë vjet.
Në këtë dokument mes të tjerave thuhet se pas shqyrtimit të ankesës nga pala ankuese S.H. të datës 04.11.2024 dhe shqyrtimit të dokumentacionit relante të prezantuar nga ana e punëdhënësit “Telekomi i Kosovës” është bërë konstatim i këtyre parregullësive.
– Më poshtë i gjeni të gjitha shkeljet që i ka bërë Burbuqe Hana me rastin e largimit nga puna të zyrtarit të Telekomit me inicialet S.H.
1. Punëdhënësi duke mos e pajisur me kontratë me afat të pacaktuar punonjësin pasi ka kaluar periudhën e punësimit më të gjatë se dhjetë (10) vite, ka vepruar në kundërshtim me dispozitën e nenit 10 [Kontrata e Punës], paragrafi 5, citoj: “Kontrata për një periudhë íë caktuar që ripër/ëriheÍ në mënyrë të qar(ë ose të ve/ëkupíueshme për një periudhë të punësimit më (ë gjatë se clhjetë (10) vite, konsiderohel si kontratë pë)’ një periuclhë Íë pacak(uar kohor”.
2. Punëdhënësi me rastin e ristrukturimit dhe emërimit të punonjësit në një pozitë që nuk i përgi igjet pozitës që ka mbajtur punonjësi, e l)ër të cilën pozitë punonjësi tashmë është dashur të ketë kontratën me afattë pacaktuar, ka vepruar në kundërshtim me dispozitën e nenit 17 [Caktimi i të punësuarit në vendin e punës], paragrafi 2, citoj: “Në rast ti? nevojës për rislruklurim apo organizim të ri të punës, i punësuari në pqitim me Kontratën e Punës mund të sistemohet në vend tjetër të punës që ipërgiigiet përgatitjes profesionale, aftësisë së Iij clhe nivelii fë njëjtë të pagës, në pajtim me Kontratën e Punës”.
3 Punëdhënësi duke mos u përgiigiur në ankesën 01-4774/24-4 të datës 14, 10.2024,ka vepruar në kundërshtim me dispozitën e Nenit 78 [Mbrojtja e të drejtave për të punësuarit], paragrafl 2 të Ligiit të Punës 03/L-212, ku “Punëdhënësi është i obliguar për (ë vendosur sipas kërkesës së të punësuarit, në afatin brenda pesëmbëdl!jetë (15) ditëve nga data e pranimil lë kërkesës “
Vërejtje:
Në afat prej tre (3) ditësh, nga pranimi i Raportit Zyrtar jeni të obliguar të njoftoni Inspektoratin Qendror të Punës për veprimet të cilat i keni ndërmarrë në eliminimin e parregullsive të konstatuara, në të kundërtën, Inspektori Qendror i Punës, obligohet të veproj në përputhje me Udhëzimin Administrativ 07/2012 për përcaktimin e giobave dhe shumave konkrete për shkelje të dispozitave të Ligiit të Punës.
DOKUMENTI i plotë: KËTU
Periskopi kohë më parë kishte raportuar se po i njëjti kishte bërë kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Hanes për disa pretendime të tij.