Informatën se ku ndodhet Faton Hajrizi e kishte dhënë një banor i Loznicës
Mediat në Serbi po raportojnë se Faton Hajrizi është vrarë.
Siç ka raportuar media serbe Novosti, Faton Hajrizi është vrarë në rrugën Drinska 21 në Loznicë për shkak se i ka bërë rezistencë policisë.
Tutje thuhet se një vendas e raportoi se kishte parë një person me përshkrimin e MPB’së në Serbi pranë ish-pompës së karburantit të Viskozës.
Pjesëtarët e MPB-së në numër të madh bllokuan të gjithë zonën dhe rrugën Drinska dhe e vranë një shqiptar në numrin 21.