Infantino, kandidati i vetëm për president të FIFA-s
Gianni Infantino mund të planifikojl një mandat të tretë si president i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA).
Zvicerani është kandidati i vetëm për zgjedhjet e 16 marsit të vitit 2023 në Kigali, siç njoftoi të enjten FIFA.
Deri të enjten nuk ka pasur asnjë kandidat tjetër për ta drejtuar FIFA-n. Kjo do të thotë se konsiderohet e sigurt rizgjedhja e 52-vjeçarit, të cilit i ishte premtuar mbështetja nga Amerika e Jugut, Azia dhe Oqeania, ndër të tjera.