Indeksonline: Shpërthimi te vila e Mefail Bajqinovcit, dyshohet se u hodh eksploziv
Vila e Deputetit të Kosovës, nga radhët e VV-së, Mefail Bajqinovcit, qe gjendet afër Bjeshkëve të Bajgorës, është dëmtuar ditën e sotme.
Burimet e IndeksOnline mësojnë se ajo është dëmtuar nga një shpërthim, e që dyshohet të jetë eksploziv.
Pas marrjes së informatës, Policia është nisur për në vendngjarje.
Bajqinovci ka thënë se vila është djegur komplet dhe se është rrugës bashkë me disa familjarë të tij.
“Është djegur komplet. Nuk ka mbetur asgjë. Unë jam rrugës dhe policia është para meje. Siç më kanë treguar dera e vilës ka qenë jashtë dhe nuk dihen shkaqet e zjarrit”, ka thënë Bajqinovci për Paparacin.
Ai ka thënë se këtë vilë e ka që prej vitit 2017 dhe se ka shkuar rregullisht me familjen.
“Brenda nuk ka pasur asgjë veç një frigorifer”, ka thënë Bajqinovci.