Incidenti që nuk u pa gjatë ndeshjes Gjermani – Francë: Disa të plagosur
Të paktën 2 persona u dërguan në spital me plagë të lehta në kokë pasi një aktivist i Greenpeace hyri në ambientet e Allianz Arena në prag të ndeshjes mes Gjermanisë dhe Francës.
Aktivisti hodhi në fushë një top ku kishte një parullë kundër një prej sponsorëve të kompeticionit, por papritmas humbi kontrollin e parashutës nga kamerat “spider” dhe u ul me vështirësi në fushë.
Gjatë uljes, disa pjesë të helikës shtytëse ranë mbi spektatorët duke lënduar dy prej tyre. Madje dhe trajneri francez Deschamps shpëtoi për mrekulli nga një copë metalike.
Can't believe I just caught this on video. Parachuted into the stadium, got caught in the spider cam and nearly crashed into the crowd. Hope he's ok! #GERFRA #EURO2020 pic.twitter.com/PJ49WYdFM9
— Max Merrill (@MaxMerrill_) June 15, 2021