Inaugurimi i Trumpit – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut në Uashington, Kurti jo

Inaugurimi i Trumpit – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut në Uashington, Kurti jo

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, po e udhëheq delegacionin maqedonas në inaugurimin e presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Mickoski me vete e ka marrë edhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Timço Mucunski, zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhitin dhe zëvendësministren e Çështjeve Evropiane, Viktorija Trajkovën.

Megjithatë, Kosova në ngjarjen madhore të inaugurimit të presidentit të ri të ShBA-ve nuk e ka në ceremoni kryeministrin e saj, Albin Kurti dhe asnjë zyrtar tjetër qeveritar.

Ndryshe, Donald Trumpi pritet të betohet si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, disa muaj pasi ai u bë personi i dytë në histori që fiton një mandat jo të njëpasnjëshëm në Shtëpinë e Bardhë.

Shpërndaje në: