Imitimi qesharak i Range Rover nga kompania kineze (Foto)
Në shikim të parë duket si një Range Rover Sport, krejtësisht normal, por shikimi nga afër lë shumë për të dëshirua
Prodhimi i fundit që ka bërë kompania Zotye, tregon edhe njëherë se ligjet kineze nuk ndalojnë imitimin e tërësishëm të makinave të prodhuara në Evropë.
Duke pasur për bazë Range Rover Sport, ky prodhues kinez e ka krijuar një makinë të re, por me material të dobët dhe përfundime shumë të pakujdesshme.
Makina quhet T900 dhe për arsye që dihen, shitet vetëm në tregun kinez për 20 mijë euro. Kjo është tri herë më lirë se çmimi fillestar i Range Rover Sport, që prodhon 340 kaujfuqi.
Derisa disa kanë thënë se Range Rover po shitet shumë shtrenjtë dhe duhet të bëjë diçka për të liruar, pasi ka mundësi të bëjë më shumë. Të tjerë thonë se T900 është një makinë e turpshme, megjithëse kushton shumë lirë.