Imer Mushkolaj i piskat me zë të lartë Rexhep Selimit: Çka i jepnit ato deklarata bre?
Opinionisti i njohur kosovar, Imer Mushkolaj, në emisionin Debat+ të RTV Dukagjinit i ka bërtitur me zë të lartë z.Rexhep Selimi, deputet i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me Listën Serbe.
Ai ia ka përmendur deklaratat e mëhershme të tij dhe të Lëvizjes Vetëvendosje në raport me këtë parti politike që vazhdon të konsiderohet si “institucion paralel i Serbisë”, shkruan Periskopi.
“Ju keni thënë që Lista Serbe është institucion paralel i Serbisë. Ju keni thënë që nuk do të bashkëpunonit në asnjë formë me këtë parti,” – bërtisti z.Mushkolaj në drejtim të z.Selimi.
Selimi ka deklaruar që përfshirja e Listës Serbe në qeveri u bë për shkak të obligimit të Kushtetutës.
“Mos i kap dy rreshta o Imer, mos u kap për bishti, taksirat i kena çka me i ba tash”, përgjigjet Selimi
Kjo ka nxitur bërtima të reja nga z.Mushkolaj, që shquhet për zërin e tij të lartë, e i cili i tha “Çka i jepnit ato deklarata atëherë? Po ju keni thanë që ne nuk do të ketë bashkëpunim me ta, ne ju kemi thanë që në bazë të Kushtetuës duhet të futen në Qeveri”
Ish komandanti i UÇK-së më tej është shfajësuar se Lista Serbe nuk ka votuar qeverinë Kurti, por analisti Fidan Rama i ka thënë se teknikisht është votim edhe abstenimi. Atij iu përmend se Kurtit do t’i duhet të bashkëpunojë me ministrat e Listës Serbe. /Periskopi/